Lidhje

Siri: Media shtetërore njofton një sulm në Alepo


Media shtetërore siriane thotë se një raketë goditi sot një ndërtesë në qytetin verior të Aleppos, duke shkaktuar një viktimë.

Pamjet në televizionin shtetëror tregonin ndërtesën e shembur, ndërsa ekipet e shpëtimit nxirrnin trupat nga rrënojat. Numri i të vdekurve dhe të plagosurve nuk është bërë i njohur.

Media shtetërore ka fajësuar “një grup terrorist” për sulmin, një shprehje që e përdor shpesh për të përshkruar kryengritësit. Por aktivistët thonë se qeveria ndërmori një goditje ajrore në atë zonë.

XS
SM
MD
LG