Lidhje

Vritet Zahran Alush, kreu i një grupi opozitar sirian


Kreu i një prej grupeve më të fuqishme opozitare në Siri është vrarë nga një goditje ajrore pranë Damaskut.

Ushtria siriane mori përgjegjësinë për vdekjen e Zahran Alushit, themelues i Ushtrisë së Islamit, gjatë një goditjeje ajrore që la të vrarë edhe disa anëtarë të tjerë të lartë të grupit dje.

Zahran Alushi i shtohet një liste aktivistësh të opozitës që janë vrarë që kur Rusia filloi goditjet ajrore në mbështetje të regjimit të presidentit Bashar al Assad.

Njoftimet e para për incidentin aludonin se vrasja ishte shkaktuar nga një goditje e avionëve rusë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG