Lidhje

Siri, vriten paktën 36 veta

  • Zëri Amerikës

Siri, vriten paktën 36 veta

Siri, vriten paktën 36 veta

Të paktën 36 veta u vranë sot në Siri, ku protestat anti-qeveritare tronditën disa qytete.

Dëshmitarët thanë se forcat siriane të sigurimit vranë të paktën 17 veta gjatë demonstratave kundër Presidentit Bashar al-Assad dhe partisë së tij Baath në pushtet.

Por autoritetet siriane po fajësojnë për dhunën grupe të armatosura. Televizioni sirian njoftoi sot se 19 policë u vranë në Daraa. Sipas një njoftimi të mëparshëm televiziv, një polic dhe shoferi i një ambulance humbën jetën.

Njoftimet e medias së huaj nga Siria janë kufizuar, por agjencia e lajmeve Associated Press njofton se forcat siriane të sigurimit përdorën gaz lotsjellës dhe plumba kundër mijëra demonstruesve në qytetin jugor të Daraas, një pikë e nxehtë e dhunës së kohëve të fundit.

Ndërkohë, protesta të tjera shpërthyen në rajonet kurde të Sirisë verilindore.

XS
SM
MD
LG