Lidhje

Siri: Vritet një zyrtar i lartë i ushtrisë në Damask


Siri: Vritet një zyrtar i lartë i ushtrisë në Damask
Siri: Vritet një zyrtar i lartë i ushtrisë në Damask

Agjencia siriane e lajmeve njofton se persona të armatosur kanë vrarë një zyrtar të lartë të ushtrisë në kryeqytetin Damask.

Agjencia SANA thotë se tre persona të armatosur hapën zjarr ndaj gjeneralit të brigadës Issa Al-Khouli sot në mëngjes ndërsa ai dilte nga shtëpia. Po ashtu pati edhe njoftime për luftime gjatë natës mes rebelëve nga Ushtria e Lirë Siriane dhe trupave qeveritare. Tensionet mbeten të larta në gjithë vendin ndërsa forcat e sigurisë forcojnë kontrollin në lagjet ku është përqendruar opozita.

Pamje satelitore të bëra publike së fundmi nga organizata DigitalGlobe me qendër në Shtetet e Bashkuara tregojnë tanke të ushtrisë siriane dhe mjete të tjera të blinduara pranë lagjeve të opozitës në qytetin e Homsit. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se mbi 300 vetë janë vrarë atje gjatë javës së kaluar në kuadrin e masave shtypëse të qeverisë ndaj zonave rebele.

XS
SM
MD
LG