Lidhje

Zgjedhjet në Siri


Sirianët në pjesët e kontrolluara nga qeveria po votojnë sot në zgjedhjet parlamentare ndërsa në Gjenevë rifillojnë bisedimet për paqe.

Udhëheqësit perëndimorë dhe grupet opozitare siriane i kanë kritikuar zgjedhjet duke i quajtur fasadë dhe kërcënim për bisedimet e paqes dhe armëpushimin 6 javësh.

Qendrat e votimit u hapën të mërkurën herët në mëngjes në zonat e kontrolluara nga qeveria, të cilat përbëjnë një të tretën e territorit të vendit.

Vëzhguesit presin që partia në pushtet Baath të mbajë shumicën e saj në parlament. Rreth 3,500 kandidatë konkurrojnë për 250 vende në parlament. Mijëra të tjerë kanë dalë nga gara.

Ndërkohë, bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB-ja në Gjenevë rifillojnë të mërkurën ndërsa i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, takohet me anëtarët e opozitës, zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera perëndimore për të gjetur një mënyrë për t'i dhënë fund luftës civile të Sirisë, e cila filloi në vitin 2011.

Qeveria siriane thotë se përfaqësuesit e saj do të bashkohen me bisedimet të premten, pas përfundimit të zgjedhjeve.

Pavarësisht armëpushimit, dhuna ka shënuar rritje në Siri gjatë ditëve të fundit. Franca, Irani, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim mbi luftimet pranë qytetit të Aleppo këtë javë.

XS
SM
MD
LG