Lidhje

Siri, numri i të vrarëve mbi 100 mijë


Syrian troops roll into the center of Qusair June 5, 2013, after capturing the stragegic town with key help from Lebanese Hezbollah fighters.

Syrian troops roll into the center of Qusair June 5, 2013, after capturing the stragegic town with key help from Lebanese Hezbollah fighters.

Kjo është shifra e të vrarëve që nga fillimi i kryengritjes kundër Presidentit Bashar al Assad në mars të vitit 2011

Aktivistët në Siri thonë se mbi 100 mijë persona janë vrarë që nga fillimi i kryengritjes kundër Presidentit Bashar al Assad në mars të vitit 2011.

Organizata me bazë në Britani “Vëzhguesi i sirian për të Drejtat e Njeriut” bëri sot të njohur shifrën më të fundit, duke thënë se ajo përfshinte 18 mijë persona nga forcat rebele dhe rreth 40 mijë luftëtarë të Assadit.

Në fillim të muajit, Kombet e Bashkuara thanë se rreth 93 mijë njerëz janë konfirmuar të vdekur, por se kjo shifre mund të jetë më e lartë.

Ndërkohë, Mbreti Abdullah i Jordanisë paralajmëroi se luftimet në Siri mund të shndërrohen në një konflikt sektar rajonal.

Në një intervistë të publikuar sot në gazetën pan-arabe Asharq al-Awsat, mbreti jordanez tha se zgjidhja më e mirë për krizën mbetet ajo politike. Sekretari i Shtetit John Kerry do të vizitojë Jordaninë pas një ndalese në Kuwait.
XS
SM
MD
LG