Lidhje

Marrëveshje armëpushimi në Alepo


Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë ndërmjetësuar një armëpushim në qytetin e Alepos, ku si rezultat i luftimeve mes forcave qeveritare dhe rebelëve ka patur 280 të vrarë gjatë javëve të fundit. Departamenti i Shtetit konfirmoi dje se armëpushimi hyri në fuqi në mesnatë, sipas orës lokale. Qeveria siriane tha se do ta respektonte armëpushimin, por shtoi se ai është i vlefsshëm vetëm për 48 orë.

Ekzistojnë shqetësime se qeveria siriane mund të godasë grupe që nuk janë pjesë e marrëveshjes. Zyrtarët amerikanë thonë se ndërsa ka patur luftime në Alepo edhe pas armë-pushimit, në tërësi luftimet kanë rënë. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë bashkë-kryetare të një grupi pune që synon të shpëtojë marrëveshjen e armëpushimit që u arrit në muajin shkurt.

XS
SM
MD
LG