Lidhje

SHBA: Së shpejti sanksione të reja kundër Sirisë


Sulmet e forcave qeveritare vazhduan në Alepo kundër zonave të kontrolluara nga rebelët

Shtetet e Bashkuara thonë se po përgatisin sanksione të reja kundër Sirisë dhe entiteteve të tjera që mbështesin qeverinë e presidentit Bashar al-Assad.

Në Siri sot, aktivistët thanë se forcat qeveritare ndërmorrën bombardime të reja në Aleppo sot, duke vazhduar ofensivën e tyre kundër zonave të kontrolluara nga rebelët në qytetin më të madh të vendit.

Grupi Vëzhguesit Sirianë për të Drejtat e Njeriut njoftoi për bombardimet në kryeqytetin tregëtar si dhe përleshje mes trupave dhe rebelëve.

Gazetarët në qytet thane se forcat qeveritare ishin në gjendje të merrnin disa territore sot, ndërsa shumë rebelë u tërhoqën mbrapsht më në veri. Rebelët kanë premtuar të vazhdojnë luftimet megjithë shqetësimet se poi u mbarojnë municionet.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG