Lidhje

Siria ende larg dorëzimit të armëve kimike


Siria nuk ka respektuar një tjetër afat të rëndësishëm për të dorëzuar stoqet me armë kimike në kuadër të marrëveshjes së arritur me ndërmjetësim ndërkombëtar.

Sipas afatit kohor të caktuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike që skadoi dje më 5 shkurt, Siria duhet të kishte dorëzuar të gjitha stoqet.

Siria deri tani ka dërguar vetëm dy ngarkesa me armë kimike, që përfaqësojnë më pak se 5 për qind të arsenalit të saj kimik.

Organizata tha se Damasku nuk po bën sa duhet për të respektuar afatin kohor. Javën e kaluar ky institucion i bëri thirrje Sirisë të shpejtonte hapat. Të martën, zyrtarët rusë thanë se Siria po përgatitet për një afat të ri kohor dhe do të dërgojë një ngarkesë të madhe me armë kimike brenda këtij muaji.
XS
SM
MD
LG