Lidhje

Siria bën përgatitjet e fundit për zgjedhjet parlamentare

  • Zëri Amerikës

Siria po bën përgatitjet e fundit për zgjedhjet parlamentare që zhvillohen nesër. Autoritetet po i trumpetojnë zgjedhjet si një reformë madhore, ndërsa opozita i ka denoncuar si farsë që po zhvillohet ndërkohë që qeveria shtyp me dhunë protestat e opozitës.

Zyrtarët sirianë të zgjedhjeve kanë thënë se të paktën 7 parti të reja politike do të marrin pjesë në zgjedhjet për asamblenë kombëtare me 250 vende, që prej dekadash është domunuar nga Partia Baathe e Presidentit Bashar al-Asad.

Një kushtetutë e re e miratuar në referendumin e muajit shkurt lejon krijimin e partive opozitare për të konkuruar me Frontin e Përparimit Kombëtar të kryesuar nga Partia Baathe.

Anëtarët e grupeve kryesore opozitare në Siri thanë sot se zgjedhjet nuk gëzojnë kredibilitet në një kohë kur forcat qeveritare po vrasin njerëz në zonat e kryengritjes 14 mujore kundër regjimit autokratik të zotit Asad.

XS
SM
MD
LG