Lidhje

Bisedimet për paqen në Siri


Grupi kryesor politik i opozitës siriane votoi për të marrë pjesë në bisedimet e paqes me ndërmjetësim ndërkombëtar javën e ardhshme në Zvicër.

Zyra e mediave e Koalicionit Kombëtar sirian thotë se 58 nga 73 votuesve të koalicionit kanë votuar për të marrë pjesë në bisedimet e ashtuquajtura Gjeneva 2 me përfaqësuesit e qeverisë së presidentit Bashar al-Asad.

44 të tjerë, të cilët ishin fillimisht në seancë, më pas u tërhoqën dhe nuk votuan.

Grupet opozitare të mbledhura sot në Stamboll ishin nën trysninë e SHBA për të marrë pjesë në konferencën e ardhshme të Gjenevës, e cila ka për qëllim formimin e një qeverie kalimtare.

Shumë udhëheqës të opozitës kanë refuzuar të marrin pjesë në bisedime pa një premtim paraprak që presidenti Bashar al-Assad do të japë dorëheqjen.
XS
SM
MD
LG