Lidhje

I dërguari ndërkombëtar Brahimi në vizitën e parë në Siri


I dërguari i ri i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, do të bisedojë sot me presidentin Bashar al-Assad në Damask ndërsa vazhdon vizitën e tij të parë zyrtare në vendin e shkatërruar nga lufta. Ai ka në plan gjithashtu të zhvillojë bisedime me anëtarë të opozitës siriane.

Brahimi tha dje se situata është përkeqësuar dhe i cilësoi përpjekjet për të lehtësuar krizën si gati të pamundura. Zoti Brahimi u takua sot me ambasadorin e Kinës në Siri i cili tha se Pekini ishte optimist për misionin e tij.

Më parë, kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan kritikoi Kinën dhe Rusinë gjatë një conference ndërkombëtare në qytetin ukrainas të Jaltës. Ai tha se të dyja vendet duhet të vazhdojnë të shtyjnë Sirinë drejt negociatave kuptimplota.

Zoti Erdogan paralajmëroi gjithashtu se regjimi i zotit Assad po shkon drejt një fundi të paevitueshëm.
XS
SM
MD
LG