Lidhje

Brahimi: Nevojë urgjente për presion ndërkombëtar në Siri


I dërguari i Lidhjes Arabe dhe OKB-së për Sirinë ka paralajmëruar se 100 mijë vetë mund të gjejnë vdekjen në Siri vitin e ardhshëm, nëse fuqitë botërore nuk i bëjnë presion qeverisë siriane dhe kryengritësve që t’i gjejnë një zgjidhje konfliktit 21 mujor.

Ndërmjetësuesi ndërkombëtar Lakdar Brahimi tha sot në Kairo se palët ndërluftuese nuk po komunikojnë me njëri-tjetrin, pavarësisht nga përpjekjet e intensifikuara diplomatike. Zoti Brahimi tha se nevojitet ndihmë nga jashtë për të hapur një dialog kombëtar në Siri.
Diplomati algjerian thotë se gjendja në Siri po keqësohet dhe nëse vazhdon kjo situatë, Siria do të shndërrohet në një vend të ngjashëm me Somalinë, ku bëjnë ligjin krerë të bandave të armatosura.

Ai ritheksoi nevojën për të zbatuar planin e arritur në Gjenevë disa muaj më parë, që parashikon ndaljen e luftimeve, formimin e një qeverie tranzicioni dhe organizimin e zgjedhjeve të reja. Plani nuk flet për fatin që e pret Presidentin Bashar al-Asad.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG