Lidhje

Britania, Rusia angazhim urgjent në krizën siriane


Kryeministri britanik David Cameron dhe Presidenti rus Vladimir Putin thotë se janë të angazhuar për bashkëpunim në mënyrë që të ndalin gjakderdhjen në Siri.

Dy udhëheqësit u takuan dje në qytetin turistik Soçi në brigjet e Detit të Zi, ku zoti Cameron u tha gazetarëve se Britania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara “duhet të bëjnë më shumë menjëherë” pasi “historia e Sirisë po shkruhet me gjakun e popullit të saj”.

Kryeministri britanik shprehu mbështetje të fortë për një marrëveshje të arritur këtë javë mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për një konferencë ndërkombëtare për të ushtruar presion për bisedime paqeje mes qeverisë siriane dhe grupeve të opozitës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG