Lidhje

Siria dënon projekt-rezolutën që dënon shtypjen ndaj protestave


Siria dënon projekt-rezolutën që dënon shtypjen ndaj protestave
Siria dënon projekt-rezolutën që dënon shtypjen ndaj protestave

Përfaqësuesi i Sirisë në Kombet e Bashkuara ka kritikuar ashpër një projekt rezolutë të paraqitur nga Gjermania në komisionin për të drejta e njeriut pranë Asamblesë së Përgjithshme, i cili dënon shtypjen që po ushtrohet ndaj protestave 8 mujore të opozitës.

Rezoluta i bën thirrje Damaskut që të fillojë zbatimin e nismës Arabe për të cilën u ra dakort në fillim të muajit. Rezoluta dënon ashpër “vazhdimin sistematik të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet siriane, ku përmenden ekzekutimet arbitrare, përdorimi i tepërt i forcës dhe vrasja e persekutimi i protestuesve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut”.

Ambasadori sirian në Kombet e Bashkuara tha se ky dokument ishte “ në kontekstin e një lufte të shpallur politike, mediatike e diplomatike ndaj Sirisë”. Komisioni për të drejtat e Njeriut në Asamblenë e Përgjithshme voton sot për rezolutën e paraqitur nga Gjermania.

XS
SM
MD
LG