Lidhje

Qendrimi evropian për Sirinë


Franca është gati të "ndëshkojë" ata që kanë kryer një sulm të dyshuar me armë kimike në Siri javën e kaluar, tha presidenti francez të martën. Vendet evropiane janë të ndara në reagimin e tyre ndaj një krize të përshkallëzuar në Siri.

Francois Hollande po fliste në një takim me ambasadorët e Francës të martën. Ai tha se Franca është gati të ndëshkojë ata që ndërmorrën vendimin e neveritshëm për të helmuar me gaz njerëz të pafajshëm javën e kaluar.

Komentet e tij erdhën ndërsa kryeministri i Britanisë David Cameron thirri parlamentin për të debatuar përgjigjen e Britanisë. Deputetët do të mblidhen të enjten dhe do të votojnë.

Zoti Cameron u tha gazetarëve të martën se ndërsa nuk është marr asnjë vendim ende rreth përfshirjes së mundshme të Britanisë në veprimet ushtarake kundër qeverisë së Assadit, çdo veprim ushtarak duhet të jetë specifik dhe nuk duhet të çojë në një luftë të zgjeruar në Lindjen e Mesme.

"Bëhet fjalë për armët kimike," tha zoti Cameron. "Përdorimi i tyre është i gabuar dhe bota nuk duhet të qëndrojë e heshtur."

Që nga fillimi i vitit, Franca dhe Britania kanë qënë në frontin e përpjekjeve për të hequr embargon evropiane të armëve ndaj rebelëve sirianë.

Ish diplomati i Bashkimit Evropian, Marc Pierini thotë se të dyja këto vende, ashtu si në fushatat e fundit jashtë vendit, do të vihen në krye të një veprimi të mundshëm ushtarak evropian në Siri.

“Nëse shohim përshembull operacionet në janar në Mali, vetëm pak vende mund të japim kontribut të konsiderueshëm. Pra kur flet për Evropën, flet në fakt për Britaninë dhe Francën.”

Por shumë politikanë britanikë kanë shprehur skepticizëm lidhur me veprimet ushtarake të Britaninsë. Dhe gjetkë në Evropë, polikanët janë më hezitues ndaj një fushate ushtarake në Siri.

Të martën, ministrja e jashtme italiane Emma Bonino, tha se do të mbështeste një sulm kundër Sirisë në se ai autorizohet nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, ka thënë se duhet të ketë “pasoja”, nëse vërtetohen sulmet e dyshuara kimike. Por zoti Pierini thotë se ky vend nuk ka të ngjarë të përfshihet në ndonjë fushatë ushtarake, veçanërisht para zgjedhjeve të përgjithshme muajin e ardhshëm.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca thonë se ka pak dyshime se qeveria e Assadit nuk është ajo që kreu sulmet kimike.

Por të treja këto vende ka pak të ngjarë të gjejnë mbështetje për ndërhyrje ushtarake nga Këshilli i Sigurimit ku aleatët e Sirisë kanë bllokuar në mënyrë të përsëritur sankionet kundër qeverisë siriane.

Paul Schulte është ekspert për armët në Kolegjin King në Londër. Ai thotë se ka historia ka shembuj nga ndërhyrja ndërkombëtare pa mbështetjen e Këshillit të Sigurimit, ashtu siç ndodhi me aleancën e e Natos në vitin 1999 në Kosovë, ndçrhyrje që u bë për arësye humanitare.

Ai thotë se mbështetja e Natos i dha legjitimitet ndërhyrjes.

“Legjitimiteti moral erdhi nga miratimi i ndërhyrjes nga gjithë aleanca e NATO-s, organizata kryesore për sigurimin rajonal në Evropë. Kjo do të ishte politikisht e dëshirueshme – në se do të arrinim një miratim të ngjashëm, por nuk jam i sigurtë se kjo është e mundur.”

Ai thotë se Nato-ja nuk prite tët jetë aq a bashkuar për Sirinë. Disa vende evropiane, thotë ai e ndjejnë se konflikti sirian nuk është përgjegjësi e tyre dhe nuk duan të marrin veprime pa një rezolutë të Këshillit të Sigurimit.

Rusia, aleatja kryesore e Sirisë, tha të hënën se ndërhyrja ushtarake në Siri pa miratimin e Kombeve të Bashkuara do të ishte “një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar”.
XS
SM
MD
LG