Lidhje

Pa baza zërat për dezertimin e nënpresidentit sirian al-Sharaa


Nënpresidenti doli në publik për të parën herë në disa javë, duke u dhënë fund spekulimeve se ka dezertuar nga qeveria e presidentit al Assad

Nënpresidenti sirian Faruk al-Sharaa doli në publik për të parën herë në disa javë, duke u dhënë kështu fund spekulimeve se ka dezertuar nga qeveria e presidentit Bashar al Assad.

73-vjeçari al-Sharaa, mysliman suni, u takua sot me një zyrta të lartë iranian që po viziton Damaskun. Për herë të fundi ai ishte parë në publik në një funeral shtetëror për zyrtarët e sigurisë që u vranë nga shpërthimi i një bombe më 18 korrik.

Muajt e fundit disa zyrtarë të lartë të qeverisë siriane kanë dezertuar dhe deri sot, ka patur spekulime se zoti Shaara ka shkuar për në Jordani, megjithë mohimet që ka bërë qeveria siriane.

Ndërkohë, grupi me seli në Britani “Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut”, thotë se dje në mbarë vendin janë vrarë rreth 370 njerëz: vetëm në Daraja, pranë kryeqytetit, u gjetën rreth 200 trupa.
XS
SM
MD
LG