Lidhje

Takimi në Vjenë për Sirinë


Grupi Ndërkombëtar që Mbështet Sirinë ka shtuar përpjekjet për të ndihmuar në stabilizimin e Sirisë me klauzola të reja që do të përjashtonte mbrojtjen e shkelësve të përsëritur të armëpushimit në bazë të një marrëveshje për ndalimin e armiqësive dhe po ashtu do të zgjerojë hedhjet nga ajri të ndihmave humanitare në zonat e rrethuara. Sfida të shumta mbeten ndërsa grupi shumëkombësh i dha fund takimit në Vjenë.

Me çështje të pazgjidhura ku përfshihen akuza për vazhdimin e bombardimeve ajrore të popullsisë civile nga regjimi sirian, përparime të vogla në bisedimet politike të drejtura nga OKB mes qeverisë dhe opozitës, dhe pengesa në dërgesat humanitare, Grupi Ndërkombëtar që Mbështet Sirinë, u takuan në Vjenë për të diskutuar rreth krizës në Siri.

“Askush nuk mund të jetë i kënaqur nga larg me situatën në Siri e cila është thellësisht shqetësuese”, tha Sekretari i Shtetit John Kerry.

Gjatë takimit me homologun rus dhe të dërguarin e OKB për Sirinë, Sekretari Kerry nuk pranoi se Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë botërore kanë humbur ndikimin tek Presidenti Bashar al-Assad.

“Kjo luftë nuk do të përfundojë për Assadin apo popullin e tij pa një zgjidhje politike; të gjithë e kuptojnë këtë,” tha zoti Kerry.

Ndryshimi i fakteve në terren do të çbllokonte situatën në Siri, thotë Nussaibah Younis me Këshillin e Atlantikut.

“Të kesh ndikim ushtarak që mund të përdoret për të mbështetur pjesën tënde të argumentit dhe përfundimisht kërcënuar palën tjetër se do të ketë pasoja nëse nuk janë të përgatitur që të arrijnë një marrëveshje politike.”

Të tjerë thonë se Amerika dhe grupi shumëkombësh që mbështet Sirinë duhet të vazhdojnë trysninë për një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse.

“Duhet bërë e qartë që nuk ka tolerime nga kërkesat tona dhe thënë qartë kërkesa që Assadi të mos jetë aty në fund të procesit”, thotë Perry Cammack me Carnegie Endowment për Paqen Ndërkombëtare.

Nëse dështon kjo, thotë analisti Perry Cammack, fuqitë botërore duhet të nxisin uljen e dhunës dhe shtimin e mbështetjes humanitare, lëvizje që të paktën do të pakësojnë vuajtjet e popullit sirian.

XS
SM
MD
LG