Lidhje

Siria lejon Kryqin e Kuq në një burg të Damaskut


Siria lejon Kryqin e Kuq në një burg të Damaskut
Siria lejon Kryqin e Kuq në një burg të Damaskut

Komuniteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se Siria i ka dhënë kësaj organizate humanitare të drejtë që të hyjë në një burg të vendit për herë të parë që prej fillimit të demonstratave për demokraci nga opozita në muajin mars.

Shefi i Komunitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Jakob Kellenberger tha sot se qeveria siriane lejoi një delegacion të Kryqit të Kuq që të vizitonte burgun kryessor të Damaskut. Zoti Kellenberger tha se diskutoi gjithashtu shtypjen e dhunshme të kryengritjes së opozitës nga ana e forcave qeveritare gjatë një takimi me Presidentin sirian Bashar al-Assad.

Ndërkohë, aktivistët sirianë thanë se forcat qeveritare vranë të paktën tre persona në sulmet në qendër dhe veri të Sirisë, ku protestuesit kërkojnë rrëzimin e presidentit Bashar al-Assad.

Aktivistët thanë se trupat siriane qëlluan dhe vranë sot dy persona në provincën Homs. Një person i tretë u qëllua për vdekje në një fshat ndërsa po përpiqej të kalonte kufirin për në Turqi.

XS
SM
MD
LG