Lidhje

Çështja e Sirisë dominon takimin e OKB-së


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të ndihmojnë në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës civile në Sirisë.

Zoti Ban u tha krerëve të shteteve në hapjen e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se ai shpreson në miratimin e një rezolute "të plotfuqishme dhe detyruese" nga Këshilli i Sigurimit mbi marrëveshjen për eliminimin e armëve kimike të Sirisë.

Presidenti amerikan Barak Obama tha në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se një rezolutë e tillë duhet të përfshijë pasoja kundër qeverisë siriane nëse ajo nuk i përmbush angazhimet e veta sipas marrëveshjes amerikano-ruse.

Presidenti turk Abdullah Gul më vonë tha se ai shpreson se marrëveshja do të jetë hapi i parë drejt eliminimit të plotë të armëve të shkatërrimit në masë në Lindjen e Mesme. Por ai tha se është "turp" që Këshilli i Sigurimit ka dështuar të mbaj përgjegjësinë e tij ndaj njerëzve që po vriten në Siri.

Presidenti Obama gjithashtu tha se ai ka udhëzuar Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry të fillojë përpjekjet për arritjen e një marrëveshje diplomatike mbi programin bërthamor të Iranit. Presidenti Obama tha se ai beson se "rruga diplomatike duhet të provohet."

Presidenti francez, Francois Hollande tha se ai pret "veprime konkrete" nga Irani për të treguar se ai do të heqë dorë nga programi i tij bërthamor me synime ushtarake.
XS
SM
MD
LG