Lidhje

Luftimet në Siri kapërcejnë kufirin në Liban


Zyrtarët libanezë thonë se dhuna sektare e lidhur me luftën civile në Sirinë fqinje ka shkaktuar sot 4 të vrarë në qytetin verior të Tripolit. Autoritetet thanë se në luftimet e sotme u përfshinë përkrahësit suni të rebelëve sirianë në lagjen Bab Tabbanes të Tripolit dhe besnikët Alawitë të presidentit sirian Bashar al Assad në distriktin Jabal Mohsen.

Vrasjet e sotme acaruan tensionet shumëvjeçare që ekzistonin në Tripoli, mes shumicës suni të banorëve të qytetit që mban anën e rebelëve kryesisht suni të Sirisë dhe pakicës Alawite, aleatë me presidenti Bashar al-Assad. Qeveria libaneze dërgoi përforcime në Tripoli, në përpjekje për t’i dhënë fund dhunës, që ka shpërthyer disa herë muajt e fundit dhe ka krijuar shqetësime se edhe Libani mund të përfshihet në konfliktin e Sirisë.

Autoritetet siriane i kthyen trupat e tre libanezëve suni të vrarë në luftimet e sotme në Liban. Beiruti i ka kërkuar Damaskut t’i rikthejë në atdhe trupat e të gjithë luftëtarëve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG