Lidhje

Siri: Shpërthime në Universitetin e Aleppos


Një grupi sirian i të drejtave të njeriut thotë se dy shpërthime kanë shkaktuar vdekjen e 52 personave sot në Universitetin e Aleppos, qyteti më i madh i Sirisë.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut me seli në Britani, i tha Zërit të Amerikës se askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet dhe se numri i viktimave pritet të rritet.

Televizioni shtetëror sirian i përshkroi shpërthimet si një “sulm terrorist”, por nuk dha detaje të mëtejshme ose numrin e saktë të viktimave.

Shkaku i shpërthimeve nuk dihet, por qeveria dhe aktivistët e opozitës fajësojnë njeri tjetrin.

Aleppo, qendra tregtare e Sirisë, është shkatërruar nga dhuna që kur rebelët nisën një sulm të madh në qytet në korrik të viti të kaluar. Universiteti i qytetit ndodhet në zonën e kontrolluar nga forcat qeveritare.

XS
SM
MD
LG