Lidhje

16 të vrarë nga një shpërthim pranë Damaskut


Një makinë bombë vrau 16 persona në rrethinat e Damaskut në Siri. Makina e mbushur me eksplozivë shpërtheu sot në afërsi të një shkolle në Kantana, më shumë se 20 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit. Shtatë nga viktimat besohet të jenë fëmijë. Më shumë se 20 nga të plagosurit janë gra dhe fëmijë.

Incidenti ndodhi një ditë pas një tjetër shpërthimi pranë ministrisë së brendshme në Siri që vrau pesë persona në Damask.

Shpërthimet e fundit shihen si shenja të marrjeve nën kontroll të më shumë zonave nga rebelët që luftojnë regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Në Moskë, zëvendës ministri i jashtëm rus Mikhail Bogdanov pohoi për herë të parë se zoti Assad duket se po humbet kontroll në vend dhe se fitorja e opozitës nuk mund të përjashtohet.

XS
SM
MD
LG