Lidhje

Ndihmat e Kryqit të Kyq për Sirinë


Kryqi i Kyq Ndërkombëtar tha se sot përfundoi operacioni për dërgimin e ndihmave tepër të nevojshme në qytetin sirian Madaya, pranë kufirit me Libanin.

Një zëdhënës tha se punonjësit e ndihmave të Kombeve të Bashkuara dhe të Kryqit të Kuq sirian u larguan nga rajoni, por pritet që në ditët e ardhshme të dërgohen ndihma të tjera.

Madaya është nën kontrollin e rebelëve dhe për muaj me radhë forcat qeveritare e kanë bllokuar qytetin me rreth 42 mijë banorë, që nuk kishte marrë ndihma që nga tetori. Kombet e Bashkuara dhe grupe të tjera kanë thënë se atje ka patur të vdekur nga uria. Po sipas OKB-së, 400 persona mund të vdesin, në se ata nuk evakuohen menjëherë për trajtim mjekësor.

Dje u dërguan ndihma: ushqime, ilaçe dhe batanije në dy qytete të provincës Idlib, ku izolimi nga forcat rebele i ka lënë banorët në nevojë për ndihmë urgjente.

Ambasadori sirian në Kombet e Bashkuara tha se qeveria e tij është duke bashkëpunuar për dërgimin e ndihmave, por mohoi të ketë patur të vdekur nga uria.

Sekretari i Shtetit John Kerry tha dje se Shtetet e Bashkuara janë duke i bërë presion të gjitha palëve që të çohen ndihma humanitare në Madaya.

XS
SM
MD
LG