Lidhje

Siria nuk pranon propozimin e Katarit


Siria nuk pranon propozimin e Katarit
Siria nuk pranon propozimin e Katarit

Siria nuk ka pranuar një propozim të Katarit për të nisur trupa arabe në Siri, me qëllim ndaljen e trazirave 10 mujore, duke thënë se një hap i tillë mund të përkeqësojë situatën në vend dhe të lejoj ndikimin e huaj.

Në një njoftim të ditës së sotme, ministria e jashtme siriane thotë se Damasku do të kundërshtojë çdo përpjekje për të minuar sovranitetin e saj dhe dëshiron që vendet arabe të ndalojnë atë që e quajti fushatë mediatike kundër Sirisë.

Emiri i Katarit, sheiku Hamad bin Khalifa al Thani propozoi javën e kaluar zbarkimin e trupave arabe në Siri, duke thënë se kjo lëvizje është e nevojshme për “ të ndalur vrasjet”. Ai është udhëheqësi i parë arab që hedh një ide të tillë. Ministrat e jashtëm të 22 vendeve të Lidhjes Arabe do të diskutojnë për këtë propozim në takimin e tyre të ditës së dielë.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi zv/ ministrin e jashtëm të ketë thënë sot se Rusia nuk do të mbështesë dërgimin e paqeruajtësve arabë në Siri. Ndërsa gjatë një interviste për BBC, ambasadori rus në Kombet e Bashkuara Vitali Çurkin e quajti propozimin e Katarit si “çorientues” dhe “Irritues”.

XS
SM
MD
LG