Lidhje

Rezolutë e OKB-së për ndihmat humanitare në Siri


The United Nations Security Council votes on resolution on humanitarian aid for Syria at U.N. headquarters in New York, Feb. 22, 2014.

The United Nations Security Council votes on resolution on humanitarian aid for Syria at U.N. headquarters in New York, Feb. 22, 2014.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi dje njëzëri një rezolutë për krizën humanitare në Siri, me kërkesën që të dyja palët në konflikt të lejojnë dërgimin e menjëhershëm të ndihmës së nevojshme për miliona njerëz në gjendje të rëndë.

Këshilli me 15 anëtarë votoi për herë të parë njëzëri për Sirinë. Edhe Rusia dhe Kina, që e kanë mbrojtur qeverinë siriane gjatë luftës civile tre-vjeçare, votuan dje pro rezolutës.

Votimi nuk kërcënon për sanksione; Rusia këmbënguli që kjo referencë të hiqet nga teksti origjinal i mbështetur nga Perëndimi dhe nga vendet arabe. Në të nuk shprehet synimi i Këshillit për marrjen e hapave të mëtejshme në rast se nuk zbatohet rezoluta.

Rezoluta kërkon lëvizjen e menjëhershme të ndihmave përmes kufirit dhe dënon shkeljen e të drejtave të njeriut nga qeveria siriane dhe grupet e armatosura të opozitës.
XS
SM
MD
LG