Lidhje

OKB: Rritje 25% e numrit të refugjatëve


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se numri i personave që kërkojnë strehim në vendet e industrializuara është rritur me pothuajse një të katërtën, pjesa më e madhe e shkaktuar nga luftrat në Irak dhe Siri.

UNHCR thotë në një raport të bërë publik sot se rreth 330, 700 vetë kanë kërkuar statusin e refugjatit gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, një rritje 24 për qind nga e njëjta periudhë në vitin 2013.

Agjencia thotë se nëse kjo prirje vazhdon, numri i përgjithshëm në vitin 2014 mund të arrijë në 700 mijë, shifra më e lartë për vendet e industrializuara në 20 vitet e fundit, një nivel që nuk është parë që nga luftrat e Ballkanit në vitet 1990.

XS
SM
MD
LG