Lidhje

Ban Ki-moon: Lufta në Siri po shkatërron trashëgiminë kulturore


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon thotë se lufta në Siri po shkatërron trashëgiminë e pasur kulturore të këtij vendi.

Në një deklaratë të përbashkët me shefen e çështjeve kulturore të OKB-së, Irina Bokova dhe përfaqësuesin special Lakhdar Brahimi, zoti Ban tha dje se objektet e trashëgimisë kulturore në Siri po pësojnë dëme të pariparueshme.

Disa objekte janë kthyer në fushë-beteja, përfshirë qytetin antik të Palmirës, një pallat 5000 vjeçar pranë Alepos dhe kishën 1500 vjeçare të Shën Simonit.

Zyrtarët thonë se plaçkitjet dhe trafikimi i paligjshëm i objekteve kulturore kanë marrë përmasa të papara.

Deklarata thotë se si objekte të krishtera, ashtu edhe myslimane janë bërë objekt sulmesh dhe shton se shkatërrimi i këtyre objekteve të çmueshme do të dëmtonte rëndë identitetin dhe historinë e Sirisë dhe mbarë njerëzimit.
XS
SM
MD
LG