Lidhje

Siri: Opozita pretendon sukses në luftimet në veri


Aktivistët thonë se opozita në Siri ka marrë kontrollin e një qyteti strategjik në veri të vendit, i cili shihet si një pikë kyçe për fushatën e egër që qeveria ka ndërrmarë kundër rebelëve në qytetin e Alepos.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se forcat besnike të presidentit Bashar Al Assad janë tërhequr krejtësisht nga qyteti Surahukib, ku kalojnë rrugët kryesorë kombëtare që lidhin Alepon me Damaskun dhe që të çojnë në bregdetin e Mesdheut.

Aktivistët thonë se të paktën 28 ushtarë u vranë gjatë sulmeve gjatë luftimeve të djeshme.
Mas sulmeve në internet nisi të qarkullojë një video ku tregohen rebelët sirianë që po ekzekutojnë disa ushtarë. Mendohet se ushtarët u vranë pasi janë dorëzuar.

Kombet e Bashkuara thonë se kjo video ka të ngjarë që të jetë provë për krime kundër njerëzimit. Grupet e të drejtave të njeriut mes tyre Amnesty International i kanë dënuar sulmet e dyshuara.
XS
SM
MD
LG