Lidhje

Siria paralajmëron heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme

  • Zëri Amerikës

Siria paralajmëron heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Siria paralajmëron heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, thotë se pret që qeveria të heqë gjendjen e jashtëzakonshme që ka qenë në fuqi në vend prej dekadash me radhë javën e ardhshme.

Ai e bëri këtë njoftim sot gjatë një fjalimi në kabinet që u transmetua në gjithë vendin. Protestuesit anti-qeveritarë kanë kërkuar abrogimin e ligjit që u jep forcave të sigurimit kompetenca të gjera për të ndërmarrë arrestime dhe për të ndaluar njerëz.

Zoti Asad tha se stabiliteti i Sirisë është çështje parësore dhe se forcat e sigurimit kanë nevojë për sërvitje të mëtejshme për të përballuar protestat.

Presidenti sirian tha se papunësia, veçanërisht mes të rinjve, mbetet një nga problemet më të mëdha të Sirisë. Të rinjtë, në pamundësi të gjejnë punë, irritohen, tha zoti Asad, dhe kjo bëhet shkak për t’iu larguar aspiratave të shtetit. Ai i bëri thirrje kabinetit të ri të vendit të shqyrtojë një sërë masash për hapjen e vendeve të punës.

XS
SM
MD
LG