Lidhje

Tiranë, protesta Jo armëve nga Siria


Tjetër manifestim kundër mundësisë që Shqipëria të bëhet vendi i shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë

Në Tiranë u organizua sot një tjetër manifestim kundër mundësisë që Shqipëria të bëhet vendi i shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë. Filimisht ambientalistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile organizuan një takim për të shpjeguar pse Shqipëria duhet të refuzojë propozimin për shkatërrimin e armëve siriane në territorin e saj. Sipas tyre kushtetuta e vendit e pengon një gjë të tillë, ndërkohë që theksuan se ky lloj operacioni mund të jetë me pasoja shumë të rënda për mjedisin. Ata deklaruan se sipas tyre është e turpshme që vendi të kthehet në një kosh plehrash, ndërsa kanë kujtuar se vetëm pak javë më parë një ndër vendimet e para të qeverisë ishte pikërisht ndalimi i importit të mbetjeve.

Më pas u organizua një manifestim pranë selisë së qeverisë, ku ishin të pranishëm edhe politikanë. Deputetja demokrate Mesila Doda u shpreh hapur kundër idesë së shkatërrimit në Shqipëri të armëve kimike. Kundërshtime ka patur edhe nga deputetë të tjerë të të dy krahëve, të cilët kanë vënë theksin te pamundësia e realizimit të një operacioni të tillë.

Nga ana e saj qeveria ka deklaruar se vetëm është kontaktuar nga partnerët ndërkombëtarë, duke qenë se vendi është anëtar i Natos, duke theksuar se nuk ka asnjë vendim apo dhe bisedime teknike e konsultime. Ndërkohë që për këtë cështje, dy ditë më parë është zhvilluar edhe një bisedë e gjatë telefonike mes kryeministrit Edi Rama dhe sekretarit amerikan John Kerry
XS
SM
MD
LG