Lidhje

Putin: Rusia do qeveri demokratike në Siri


Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Rusia nuk është mbrojtëse e presidentit sirian Bashar al Assad dhe dëshiron që të shohë një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike, por mbështeti idenë se paqja në Siri mund të arrihet vetëm përmes bisedimeve.

Deklarata e zotit Putin në përfundim të takimit mes udhëheqësve të Bashkimit Europian në Bruksel, është në kuadrin e përpjekjeve të Rusisë për t’u distancuar nga aleatja e saj e vjetër Siria, e cila po dobësohet nga fitoret e opozitës në terren dhe nga izolimi ndërkombëtar në rritje.

Zoti Putin tha se një paqe e qëndrueshme në Siri mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje që do t’u siguronte mbrojtjen grupeve fetare dhe grupeve etnike në Siri.
Ndërkohë një tjetër shqetësim i ngritur nga zoti Putin në takimin e sotëm të Brukselit ishin rregullat e tregut të karburanteve, të cilin Moska e ka quajtur si diskriminues ndaj kompanisë shtetërore ruse Gazprom.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG