Lidhje

SHBA, Rusia dakord mbi një rezolutë mbi Sirinë


Ambasadorja amerikane pranë Kombeve të Bashkuara Samantha Power thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje lidhur me një projekt-rezolutë që i kërkon Sirisë të heqë dorë nga armët kimike.

Zonja Power thotë se projekt-rezoluta i cilëson armët siriane si një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Dokumenti do ta detyronte në mënyrë ligjore Sirinë për të hequr dorë nga arsenali i saj.

Këshilli i Sigurimit po zhvillon një takim urgjent, por diplomatët thonë se nuk ka gjasa që dokumenti të hidhet në votë tani.

Nuk janë dhënë hollësi të tjera për projekt-rezolutën, por Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius tha dje më herët se teksti i saj do të përfshijë mundësinë e sanksioneve apo goditjeve ushtarake nëse Siria nuk përmbush detyrimet e saj.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG