Lidhje

Bllokohet një grup refugjatësh në jug


Policia e Gjirokastrës njoftoi për bllokimin e një grupi refugjatësh nga Siria dhe Sudani në operacione të ndryshme të kryera në brezin e kufirit me Greqinë. Sipas policisë shqiptare refugjatët kishin dy ditë që kishin hyrë nga kufiri grek dhe synonin të udhëtonin në drejtim të Malit të Zi , me destinacion përfundimtar Suedinë.Disa prej të ndaluarve i kanë pohuar policisë se janë larguar nga Siria dy muaj më parë për shkak të Luftës.

Mes refugjatëve ka pasur të rinj që kanë pohuar se janë keqtrajtuar nga regjimi sirian dhe janë detyruar të lënë Sirinë duke emigruar në Greqi . Njeri prej te rinjve u paraqiti policeve shqiptare shenja plagesh dhe dhune ne trup duke pohuar se ishte keqtrajtuar nga Policia siriane.

Trafiku i refugjatëve nga vendet arabe dhe aziatike që hyjnë në Shqipëri nga Greqia vazhdon të marrë përmasa . Refugjatët e përdorin Shqipërinë si pikë tranzit drejt vendeve të tjera , por ky aktivitet sipas policisë ka rigjallëruar aktivitetin e rrjeteve kriminale që organizonin më parë trafikun e qënieve njerëzore.

Trafiku i rritur i refugjateve ne kete stine me reshje ka shtuar edhe rastet e problemeve shendetesore te refugjateve te cilet ne disa raste kane marre ndihme mjekesore per shkak te qendrimit me dite ne shi dhe ne temperatura te ulta
XS
SM
MD
LG