Lidhje

Forcat siriane hyjnë në zonat me shumicë suni


Aktivistë në Siri thonë se forcat besnike të Presidentit Bashar al-Assad, me ndihmën e avionëve luftarakë po hyjnë me forcë në zonat me shumicë suni të qytetit qendror Homs, në përpjekje për dëbimin prej andej të rebelëve.

Organizata me bazë në Britani “Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut” tha sot se trupat kanë marrë kontrollin e një pjese të madhe të lagjes Wadi al Sayeh, që ndodhet në mesin e disa distikteve të kontrolluara nga forcat rebele, në qendër të qytetit.

Organizata paralajmëroi se forcat pro-Assadit morën nën kontroll lagje të vjetra të qytetit dhe ka shqetësime se mund të ndodhin vrasje sektare.

Homsi është qyteti i tretë më i madh i Sirisë, i cili shtrihet përgjatë një autostrade që lidh Damaskun me jugun e vendit dhe me qendrën tregtare Aleppo, në veri të vendit. Homsi ka qenë qendër e rëndësishme e kryengritjes mbi dy-vjeçare kundër presidentit Assad.
XS
SM
MD
LG