Lidhje

Erdogan paralajmëron Sirinë


Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan po paralajmëron Sirinë kundër ndërmarrjes së sulmeve të tjera ndër-kufitare.

Në një fjalim të zjarrtë sot në Stamboll, zoti Erdogan tha se regjimi i presidentit sirian Bashar al-Assad duhet të mos provojë mundësinë e kundërsulmeve.

Komentet e tij vijnë dy ditë pasi një sulm sirian në qytetin turk të Akcakales vrau pesë civilë të mërkurën.

Dje, Këshilli i Sigurimit të OKB-së dënoi sulmin në Akcakale, një nga incidentet më serioze ndërkufitare gjatë kryengritjes 18 mujore në Siri.

Këshilli tha se incidenti "vë në dukje ndikimin që kriza në Siri ka për sigurinë e fqinjëve të saj dhe për paqen dhe stabilitetin rajonal".

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia nuk ka ndërmend të fillojë luftë, por është e vendosur të mbrojë kufijtë dhe qytetarët e saj.
XS
SM
MD
LG