Lidhje

Sirianët votojnë në zgjedhjet presidenciale


Sirianët po votojnë sot në zgjedhje që pritet t’i japin Presidentit Bashar al-Assad një fitore dërrmuese për një mandat të ri ndërsa lufta civile vdekjeprurëse vazhdon në vend.

Opozita siriane dhe aleatët e saj perëndimorë i kanë denoncuar zgjedhjet, ku janë në garë zoti Assad dhe dy kandidatë pothuajse të panjohur që kanë miratimin e qeverisë.

Kryeministri sirian Wael al-Halqi u bëri thirrje sirianëve të votojnë, duke e quajtur të sotmen një ditë historike për Sirinë, që ai thotë se do ta fusë vendin në rrugën e rimëkëmbjes.

Luftëtarët kryengritës po luftojnë që prej tre vjetësh për të rrëzuar nga pushteti zotin Assad.
XS
SM
MD
LG