Lidhje

Sistemi i biçikletave në Denver të Kolorados, miqësor për mjedisin


Sistemi i biçikletave në Denver të Kolorados, miqësor për mjedisin

Sistemi i biçikletave në Denver të Kolorados, miqësor për mjedisin

Me moton “është mirë për shëndetin, për xhepin dhe për mjedisin”, qyteti Denver në Kolorado ka organizuar një mënyrë të përballueshme, të pastër dhe të thjeshtë për trasportin e qytetarëve dhe vizitorëve, udhëtimet me biçikleta. Ky është rrjeti i parë, më i madh i përdorimit të biçikletave publike në Shtetet e Bashkuara.

Sistemi i biçikletave, B-cycle në Denver ka si synim të ndihmojë banorët dhe vizitorët të shtojnë aktivitetin e përditshëm, të kursejnë para dhe të reduktojnë çlirimin e gazit karbonik.

Ky është një stacion biçikletash në qendër të qytetit dhe u inaugurua me rastin e 40 vjetorit të Ditës së Tokës. Të gjitha stacionet janë të hapura për të funksionuar në kohë me shi, me erë apo me breshër, thotë Peri Barnap, Drejtor i Nismës së Biçikletave në Denver.

Është një formë i mirë për të zgjidhur disa probleme në të njejtën kohë; ajo kombinon çështje të mjedisit me ato kulturore dhe ekonomike. Biçikletat u shërbejnë njerëzve për fizkulturë, ulin nivelin e gazit karbonik në atmosferë dhe krijojnë kushtet për të qnë të lidhur më shumë me komunitetin”.

Sistemi B-cycle i Denverit është programi i parë më i madh i komunikacionit me biçikleta në gjithë Shtetet e Bashkuara. Edhe qytete të tjera si Nju Jorku, Mineapolisi, Bostoni dhe Uashingtoni kanë filluar të ngrenë stacionet e biçikletave publike.

Stacionet janë të hapura gjatë gjithë javës, por nga ora 11 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit njerëzit mund t’i kthejnë biçikletat por nuk mund t’i marrin ato. Me më shumë se 500 biçikleta të kuqe dhe 50 stacione B në gjithë qytetin, programi është mjaft tërheqës për shumë njerëz.

BikeDenver, organizata jo fitim prurëse që ka në pronësi dhe administron sistemin B-cycle, po tërheq studentët dhe të moshuarit duke u ofruar tarifa më të ulta. Përdoruesit mund të regjistrohen nëpërmjet internetit për një ditë, një javë, një muaj apo një vit.

Shkencëtarja e mjedisit, Sindi Bosko, punon për zyrën e Kryetarit të Bashkisë dhe për Greenprint të Denverit.

“Ne kemi si qëllim reduktimin me 20 përqind të çlirimit të gazit karbonik deri në vitin 2025, duke e ulur nivelin në atë të vitit 1990. Transporti i makinave llogaritet për 30 përqind të efektit serë, prandaj format e tjera të trasportit, si biçikletat, janë në interes të qytetit. Kryetari i Bashkisë ka vënë në rendin e ditësh shtimin me 10 përqind të përdorimit të biçikletave deri në vitin 2018”.

Anëtarët e rrjetit B-cycle të Denverit mund t’i marrin biçikletat në çdo stacion që të jetë më i favorshëm për ta dhe t’i lënë po ashtu atje ku është më e përshtatëshme. Biçikletat janë të pajisura me GPS dhe targat e tyre identifikohen elektronikisht për çështje sigurie dhe inventarizimi, nëse përdoruesi nuk e kthen biçikletën brenda 24 orësh.

XS
SM
MD
LG