Lidhje

Situata hidroenergjitike në Shqipëri pas një stine pa rreshje


Mungesa e tejzgjatur e rreshjeve, gjatë stinës së verës, ka pakësuar ndjeshëm rezervat ujore në ujëmbledhësit e tre hidrocentraleve kryesore të Shqipërisë, të cilët gjenden në kaskadën e Lumit Drin.

Zëvëndës Kryeministri i Shqipërisë, i cili mbulon edhe Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Edmond Haxhinasto, tha sot se situata po monitorohet me kujdes dhe se, gjatë javëve të ardhëshme, pritet përmirësimi i gjendjes në kaskadën e Drinit.



Rreshjet që priten do të kenë impakt në të gjithë sistemin dhe do të krijojnë një rezervë më të qendrueshme dhe më voluminoze energjitike. Por, ne po monitorojmë me kujdes të gjithë nivelin e liqeneve të kaskadës dhe, nuk ka asgjë për tu shqetësuar. E përsëris se gjithçka është nën kontroll.

Zoti Haxhinasto tha se është pozitiv fakti që po ndërtohen vepra të reja energjitike dhe se po realizohen kontrata të tjera koncensionare për shpërndarjen e energjisë.
Ndërkohë, Zv. Kryeministri Haxhinasto ju përgjigj edhe dyshimeve të ngritura rreth disa prej kompanive pjesëmarrëse në privatizimin e Alpetrolit, privatizim ky që vlerësohet si më i madhi i realizuar gjer tani në Shqipëri.

Komenti im është që nuk duhet të merremi shumë me përfolje. Duhet të ndjekim procesin, i cili është krejtësisht ligjor e transparent. Keni parë që janë administruar ofertat nga kompanitë pjesëmarrëse. Është një periudhë e domosdoshme e verifikimit të dokumentacionit të paraqitur dhe, shumë shpejt, do të kemi vendimin përfundimtar të komisionit përsa i përket ofertave të paraqitura për privatizimin e Alpetrolit.

Komentet e tij Z.Kryeministri dhe Minsitri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Edmond Haxhinasto, i bëri sot në mjediset e Hidrocentralit Ashta 1, i cili pritet të përurohet brenda shtatorit. Hidrocentrali i Ashtës po ndërtohet me koncension nga kompanitë austriake EVN dhe Verbund, Ai do të ketë një kapacitet prodhues prej 50 MW, duke qenë hidrocentrali i katërt mbi kaskadën e Lumit Drin.
XS
SM
MD
LG