Lidhje

Situatë e rënduar nga zjarret në Qarkun e Shkodrës


Situatë e rënduar nga zjarret në Qarkun e Shkodrës
Situatë e rënduar nga zjarret në Qarkun e Shkodrës

Më shumë se 250 forca të ushtrisë, policisë, shërbimit pyjor dhe atij zjarrfikës po punojnë prej tre ditësh për fikjen e vatrave të zjarrit në disa zona të Qarkut të Shkodrës.

Më e rënduar situata është në Malin e Taraboshit, pranë qyetit të Shkodrës dhe pikës turistike të Shirokës, si dhe në Munellë të rrethit të Pukës.

Gjatë ditës së sotme situata është vënë thuajse nën kontroll, por vatra të shumta zjarri vazhdojnë të jenë aktive.

Zjarret e ditëve të fundit dyshohet se janë të qëllimshme dhe policia deri tani ka arrestruar si të dyshuar një person. Ndërkohë, me kërkesë të shërbimit zjarrfikës të Shkodrës pritet të arrijnë edhe mjete ajrore nga Mali i Zi.

XS
SM
MD
LG