Lidhje

Skandalet seksuale lënë gjurmë në politikën presidenciale në SHBA

  • Alex Villarreal

Skandalet seksuale lënë gjurmë në politikën presidenciale në SHBA

Skandalet seksuale lënë gjurmë në politikën presidenciale në SHBA

Republikani Herman Cain është në vazhdën e një numri presidentësh dhe kandidatësh për president, jeta personale e të cilëve është vëzhguar nga afër.

Që nga presidenti Thomas Jefferson e deri tek William Jefferson Clinton, skandalet seksuale kanë qenë pjesë e politikës amerikane.

Herman Cain është i fundit që vihet nën lenten e mikroskopit. Në fillim për akuza për ngacmim seksual dhe më pas ato për një marrëdhënie 13 vjeçare. Që nga ai moment mbështetja publike për të ka rënë ndjeshëm.

“Mendoj se nëse gënjen dhe tradhëton, e ke në natyrë”, thotë një banore e Uashingtonit.

“Nuk më intereson nëse është çështje private ose publike, është pasqyrim i karakterit, është vendim që merret. A është ky personi që duam të na udhëheqë?”, thotë një tjetër banor.

Historiani presidencial Allan Lihtman i Universitetit Amerikan thotë se skandalet seksuale shfaqin arrogancën politike.

“Skandalet seksuale, janë veçanërisht dëmtuese kur bëhet fjalë për kandidatët që hyjnë në garë me platformën e ‘vlerave morale’, që duket se predikojnë diçka dhe bëjnë diçka tjetër. Është një ofendim themelor ndaj popullit amerikan”.

Kandidati presidencial i vitit 2008 John Edwards pa sesi iu shkatërrua karriera politike, kur u mor vesh se ai kishte pasur një fëmijë nga një marrëdhënie me një kameramane të fushatës.

Në vitin 1987, një tjetër person që shpresonte të bëhej president, Gary Hart u tërhoq nga gara kur u shfaqën disa fotografi ku ky senator i martuar ishte në një jaht me një modele të re.

Por skandalet seksuale jo gjithmonë i shkatërrojnë karrierat. Në mandatin e dytë të presidencës së Bill Clintonit, dolën njoftimet për një marrëdhënie të tij me një praktikante në Shtëpinë e Bardhë.

Edhe pasi Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të filluar procesin e shkarkimit të tij sepse kishte gënjyer për marrëdhënien, mbështetja për Presidentin Clinton mbeti e lartë. Ai nuk e humbi postin pasi Senati nuk ngriti padi për akuzat.

Nëndrejtori i Qendrës së Studimeve Pew Michael Dimock thotë se publiku mund t’i falë politikanët për marrëdhënie jashtëmartesore nëse shohin cilësi të tjera tek politikanët.

“Njerëzit duan të dinë se cili është qëndrimi i kandidatit për çështje të caktuara dhe çfarë lloj aftësish udhëheqëse ata shfaqin. Ndershmëria në jetën personale është një pikë reference, por nuk është goditje fatale politike për këdo”.

Skandale të tilla seksuale kanë prekur edhe politikanë nga vende të tjera. Në maj, ish-drejtori i Fondit Ndërkombëtar Monetar Dominique Strauss-Kahn humbi shansin për të kërkuar presidencën franceze pasi një punonjëse hoteli e akuzoi për përdhunim.


XS
SM
MD
LG