Lidhje

Skandali i korrupsionit në Turqi


Një skandal korrupsioni në Turqi ka përfshirë qeverinë e vendit, duke e detyruar Kryeministrin Recep Tayyip Erdogan të bëjë ndryshime në kabinet. Por gjendja e pasigurisë në këtë vend ka mundësi të ketë ndikim edhe përtej kufijve të Turqisë.

Akuzat për transfertat e parave dhe ryshfetet për projektet e ndërtimit që kanë të bëjnë me ministrat kryesorë të kabitetit turk dhe djemtë e tyre, e kanë detyruar Kryeministrin Erdogan të riorganizojë kabinetin, megjithëse ai është përpjekur t’i mbrojë ata.

Këto zhvillime e kanë acaruar publikun, një pjesë e të cilit ka dalë nëpër rrugë dhe është përleshur me policinë, duke bërë thirrje që qeveria të shpërndahet dhe kryeministri të japë dorëheqjen. Soli Ozel, profesor në Universitetin privat Kadir Has të Stambollit.

"Mendoj se gjendja flet për një Turqi të paralizuar”, thotë Soli Ozer.

Gazetat turke janë të mbushuara me spekulime dhe disa prej tyre shkruajnë se diplomatët e ambasadës amerikane në Ankara kanë bërë një fushatë aktive kundër qeverisë.

Shtetet e Bashkuara i kanë thënë se këto akuza nuk kanë bazë, por e kanë ndjekur me kujdes gjendjen. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki foli për këtë javën e kaluar.

"Ne nuk kemi komente për hollësitë e këtyre çështjeve. E përsërisim se ne presim nga Turqia të përmbushë standardet më të larta në raport me trasnparencën, afatet dhe drejtësinë në sistemin juridik”.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Turqisë, i cili ishte në Shtetet e Bashkuara për vizitë kohët e fundit, është ende në post, skandali mund të ndikojë tek roli i rëndësishëm i Turqisë në Lindjen e Mesme, sidomos në Irak dhe Siri.

Gjendjen e komplikojnë edhe më shumë dyshimet se Irani është i lidhur me skandalin e korrupsionit nëpërmjet biznesmenëve të tij, të cilët u kanë dhënë ryshfete zyrtarëve turq me qëllim që të përdorin bankat turke për të shmangur sanksionet ndërkombëtare.

Për momentin, është publiku i zëmëruar turk që kërkon përgjigje për akuzuat, ndërkohë që bota pret zhvillimin e radhës.
XS
SM
MD
LG