Lidhje

Dita Ndërkombëtare e Romëve


Ka dyshime për keqpërdorimin e fondeve miliona euro të Bashkimit Europian dhe shtetit shqiptar, që nuk mbërrijnë kurrë tek të romët e varfër.

Organizatat shqiptare të romëve kërkuan sot në ditën ndërkombëtare të tyre që të përfaqësohen në parlament dhe në institucionet vendimmarrëse, si dhe të bëhet transparencë se ku zhduken fondet e huaja dhe shqiptare, që ndahen për nevojat e komuniteteve të tyre të varfëra. “Shumë deputetë shkojnë në barakat e tyre një herë në 4 vjet, për të kërkuar vota, por pastaj i braktisin krejtësisht votuesit e tyre romë” - thonë ata.

Komuniteti i romëve në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:07 0:00

Kryetari i Unionit të romëve të Shqipërisë, Skënder Veliu, thotë se “në parlament asnjëherë nuk ka deputet rom që të flasë për të drejtat e tyre dhe kjo çështje asnjëherë nuk diskutohet as nga deputetët e tjerë”. Nga ana tjetër, ai thotë se ka dyshime të shumta për keqpërdorimin e fondeve miliona euro që ndahen nga Bashkimi Europian dhe shteti shqiptar, dhe që nuk mbërrijnë kurrë tek të romët e varfër.

Një veprimtare e të drejtave të romëve, Brisilda Taço, thotë se për ironi të fatit, romët tani po ndalohen që të vetëpunësohen me ndershmëri në riciklimin e lodhshëm të mbetjeve urbane. Ata nuk i lënë as të mbijetojnë duke mbledhur mbeturina me sakrifica të mëdha, në përpjekje për t’iu larguar botës së krimit, ndërkohë që analfabetizmi është i lartë.

Një seri konferencash dhe veprimtarish të tjera u mbajtën sot në ditën ndërkombëtare të romëve, por avokati i popullit igli Totozani, thotë se “Shqipëria ende nuk ka miratuar një ligj për pakicat koëmbëtare, sipas kërkesave të BE-së”.

Edhe pse ka mbi 20 shoqata rome dhe dhjetëra të tjera jorome që merren me ta, komuniteti rom jeton në një varfëri të thellë me mungesa të mëdha ushqimore dhe shëndetësore, ndërsa pjesa dërrmuese e romëve kanë mbetur prej 4 brezash, nga stërgjyshi e deri tek nipat pa shkollë, pa punë, pa strehim.
XS
SM
MD
LG