Lidhje

Një pikë kthese në prodhimin e filmave për skllavërinë


Filmi i vlerësuar lart nga kritika “12 vjet skllav” i regjisorit Steve McQueen, është një pikë kthese për Hollivudin. Filmi ofron një portretizim të guximshëm të skllavërisë në Shtetet e Bashkuara dhe vendos një standard të ri për rrëfimin e historive të tilla në ekranin e kinemasë. T’i hedhim një vështrim evoluimit të këtij zhanri.

Si shumë filma të mëparshëm me temën e skllavërisë, ngjarjet e “12 vjet skllav” zhvillohen në nxehtësinë përvëluese të plantacioneve të jugut. Por ndryshe nga filmat e tjerë, ai ka në qendër një njeri të lirë nga veriu që rrëmbehet dhe shitet si skllav.

Ai quhej Solomon Northup dhe bëhet fjalë për një histori të vërtetë.

“Unë zgjodha këtë këndvështrim sepse doja që gjithkush në audiencë të mund të identifikohej me personazhin, si dikush që mund të jetë udhërrëfyesi yt në rrugën fatkeqe të skllavërisë”.

Interpretimi i Chiwetel Ejioforit në rolin e Northapit është i jashtëzakonshëm.

“Filmi bën fjalë për një nga strukturat më të dhimbshme të krijuara ndonjëherë në botë. Dhe ka në qendër dikë që përpiqet t’i mbijetojë asaj, pa humbur mendjen dhe ia del!”

Historiani i filmave Dexter Gabriel thotë se filmi eksploron një territor të panjohur.

“Filmi e ekspozon me mjeshtëri skllavërinë, duke i paraqitur në një farë mënyre filmat e mëparshëm me të njëjtën temë, ato që sjellin epikën e plantacioneve, si të rreme”.

Ai thotë se filma si “Gone with the Wind”, “Bashkë me erën” i vitit 1939, sollën dëm sepse paraqitën një portret të skllevërve që jetonin në harmoni me pronarët e tyre. Notat nostalgjike u zbehën pas lëvizjes së të Drejtave Civile.

Në vitin 1977, seria televizive “Roots” u bë përpjekja e parë për të trajtuar brutalitetin e skllavërisë. Por Gabriel thotë se skllavëria ishte një pjesë e vogël e historisë që trajtonte përvojën afrikano-amerikane si një të tërë.

“Në përpjekjen për ta portretizuar skllavërinë si një histori emigrantësh, e përfshin atë në këtë linjë të përgjitshme, për t’i paraqitur afrikano-amerikanët si gjithë të tjerët”.

Filmi i vitit 1997 “Amistad” i regjisorit Steven Spielberg, tregon historinë e një revolte skllevërish në anijen Amistad. Historiani Gabriel e quan një shans të humbur.

“Në vend që të vërë në qendër revoltën, Spielbergu e kthen vështrimin tek një dramë në sallën e gjyqit ku rolin kryesor e kanë themeluesit e vendit dhe disa avokatë interesantë abolicionistë”.
/
15 vjet më pas, filmi i Quentin Tarantinos “Django i çliruar nga zinxhirët”e paraqet të fuqishëm skllavin zezak me një histori ironike të marrrjes së fatit në duart e tij. Por Gabriel e quan një rrëfim jorealist të një zezaku kundër pronarëve të plantacionit.

“Në fund të fundit është një përrallë e mrekullueshme e absurdit për skllavërinë”.

Tek “12 vjet skllav”, atmosfera është e zymtë. Shumë thonë se portretizimi i tij i skllavërisë është shumë i ashpër.

“Skllavëria ka qenë pjesë e këtij vendi për një kohë të gjatë. Mendoj se gjithkush në një mënyrë ose një tjetër, duhet ta pranojë këtë fakt”.

Pas pothuajse një shekulli filmash për skllavërinë “12 vjet skllav”, është një shans për reflektim.
XS
SM
MD
LG