Lidhje

Shkupi tronditet nga tërmeti

  • Isak Ramadani

Shkupi është goditur sot nga një sërë tërmetesh. Më i fuqishmi ishte ai i orës 15 e 10 minuta, që rezulton të ketë qenë prej 5.3 ballë sipas shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit të orës 7 të mëngjesit është shënuar në afërsi të Haraçinës, 12 kilometra në verilindje të Shkupit, kurse tërmeti i pasdites është ndjerë fortë dhe ka shkaktuar shqetësimin e banorëve, të cilët janë larguar me nxitim nga banesat dhe shtëpitë.

Tërmeti me epiqendër 4 km nga qendra e qytetit është ndjerë në gjithë Maqedoninë dhe në vendet fqinje.

Nuk janë njoftuar dëme serioze, përveç plasaritjeve të vogla nëpër mure të disa ndërtesave në Shkup.

Shkupi njihet si epiqendër e tërmeteve. Në tërmetn e vitit 1963 atje mbetën të vdekur rreth 1.800 njerëz, ndërsa qyteti u rrafshua.

XS
SM
MD
LG