Lidhje

Maqedoni: Përfundon pa marrëveshje takimi

  • Isak Ramadani

Katër drejtuesit e partive kryesore në Maqedoni u takuan të premten në Shkup për të vazhduar bisedimet mbi zgjidhjen e krizës politike në vend. Takimi, në të cilin merrnin pjesë Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, që zgjati vetëm një orë, përfundoi pa ndonjë marrëveshje.

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian në Shkup, Jess Baily dhe Aivo Orav ishin në cilësinë lehtësueve në këto bisedime.

Në një komunikatë të lëshuar pas takimit, thuhet se drejtuesit e katër partive kryesore kanë rënë dakord që të rikonfirmojnë përkushtimin e plotë ndaj Marrëveshjes së 2 qershorit dhe të vazhdojnë bisedimet për zbatimin e saj në një takim të radhës, të caktuar për datën 29 qershor.

Përfaqësuesit politikë theksojnë mbështetjen e tyre për rekomandimet e Bashkimit Evropian për të kryer reforma në sistemin e drejtësisë.

Rekomandimet e një grupi ekspertësh të Komisionit Evropian kanë të bëjnë me Agjensinë e Sigurimit Shtetëror, me sistemin e gjyqësorit, modelin e zgjedhjeve dhe me median në Maqedoni.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG