Lidhje

Microsoft me program përkthimi për Skype-in


Së shpejti, gjuha nuk do të jetë më një pengesë për komunikimin ndërkombëtar në internet, falë një programi të ri kompjuterik që mundëson përkthimin në kohë reale të bisedave të njerëzve që flasin në gjuhë të ndryshme.

Gjigandi amerikan i programeve kompjuterike, Microsoft këtë javë bëri një demonstrim me aplikacionin e ri Skype Translator në një konferencë të industrisë së teknologjisë informative në Kaliforni. Aplikacioni pothuajse në mënyrë të përkryer përktheu një bisedë mes një anglishtfolësi dhe një personi që fliste gjermanisht.

Programi i ri është rezultat i më shumë se një dekade të zhvillimit të teknologjisë për kuptmin e fjalëve dhe përkthimet automatike nga inxhinierët e kompanisë Microsoft. Kompania thotë se ky program do të hap mundësi të mëdha për komunikim më të mirë në fushën e arsimit, diplomacisë dhe marrëdhënieve personale, si me anëtarë të familjes të cilët flasin gjuhë të ndryshme.

Microsoft thotë se Skype Translator do të jetë në dispozicion para fundit të këtij viti për kompjuterët që janë të pajisur me sistemin operativ Windows 8.
Shërbimi i komunikimit me Skype është pa pagesë në shumicën e vendeve të botës dhe mundëson më shumë se 300 milionë lidhje në muaj.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG