Lidhje

Albumi i ri i kantautorit Slaid Cleaves


Kantautori Slaid Cleaves la lindur në një qytet të vogël në Maine, por ai konsideron si shtëpinë e tij qytetin Austin të Teksasit. Megjithatë, ish-studenti i filozofisë nuk kalon shumë kohë atje, pasi udhëton pothuajse gjithë vitin, duke interpretuar këngët e tij në skena të Amerikës dhe në vende të tjera. Albumi i tij “Still Fighting the War”, është i pari album i ri që prej katër vjetësh.

please wait

No media source currently available

0:00 0:06:15 0:00
Direct link

Gjatë dy dekadave të fundit, Slaid Cleaves është vlerësuar për këngët e tij për burrat dhe gratë e thjeshta nga qytetet e vogla, për vështirësitë e jetës së tyre të përditshme. Një nga këto këngë është “Rust Belt Fields”.

“Rust Belt Fields” është një nga dy këngët e albumit “Still Fighting the War” që Slaid Cleaves e krijoi në bashkëpunim me shokun e tij të fëmijërisë dhe kantautor Rod Piccot. Kur dy këngëtarët filluan të bashkëpunonin për herë të parë së bashku, ata uleshin përballë njëri-tjetrit. Por tani që jetojnë në qytete të ndryshme dhe me programe të ngjeshura koncertesh, atyre nuk u qëllon shpesh të jenë bashkë.

“Prandaj tani ne shkëmbejmë ide me email, ose me mesazhe telefonike. Shkëmbejmë ide për melodinë, copëza të vogla muzikore dhe segmente këngësh. Për shembull, zakonisht njëri nga ne punon me intensitet për të kompozuar një këngë por nuk e mbaron dot. Kështu ia japim njëri-tjetrit që ta shohë me një sy më të freskët dhe kështu e përfundojmë këngën”.

Babai i Rod Picottit ishte saldator dhe së bashku me Slaid Cleaves, ai dhe Slaid Cleaves i kanë kushtuar një këngë jetës së vështirë të saldatorit, të titulluar “Welding Burns”, “Djegiet e saldimit”.

Burimi i frymëzimit për këngën që i jep titullin albumit “Still Fighting the War” ishte një seri fotografish që u nderua me çmimin Pulitzer, që portretizonte veteranë të luftës së Irakut që vuanin nga stresi post-traumatik. Kantautorit Cleaves iu deshën katër vjet ta përfundonte.

“Kisha parë artikuj për veteranët që ktheheshin nga lufta dhe kishin vështirësi dhe më kujtohet që kur filloi lufta mendova: ‘pas 10 vjetësh do të kemi veteranë në çdo cep të rrugës, do të jenë të pastrehë, do të kenë vështirësi të riambjentohen. Do të jetë si një përsëritje e Vietnamit’. Doja të shkruaja një këngë që të tregonte historinë e tyre. Jo si avokat i ndonjë ideje, thjesht të rrëfeja historinë e tyre, të këtyre njerëzve që kanë vështirësi kur kthehen”.

Një shënim në faqen e internetit të këngëtarit Slaid Cleaves thotë se të ardhurat nga shkarkimi i kësaj kënge do t’i dhurohen Organizatës Operation Homefront që ndihmon veteranët dhe familjet e tyre.

Ka edhe disa momente me melodi më të hareshme tek “Still Fighting the War”. “God’s Own Yodeler” i kushtohet Don Walserit, një këngëtar country nga Teksasi i njohur si Pavarotti i Ultësirave. Dhe “Texas Love Song”, “Këngë dashurie për Teksasin”, është pikërisht ashtu siç titullohet.
XS
SM
MD
LG