Lidhje

Gjumi dhe shtimi në peshë


Sipas një studimi të ri, njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm hanë më shumë dhe shtojnë në peshë. Studimi thotë se shtimi në peshë ka lidhje me proceset që ndodhin në trurin e njerëzve që nuk flenë sa duhet.

Studjuesit në Universitetin e Kalifornisë Berkeley kanë gjetur se pas vetëm një nate pa gjumë, lobi ballor i trurit, i cili kontrollon vendim-marrjen racionale, pëson dëmtime. Në kontrast me këtë, në zonat më primitive të trurit që kontrollojnë dëshirat dhe reagimet ndaj shpërblimit, vërehet rritje e aktivitetit.

Si rezultat, pjesëmarrësit e studimit - 23 të rinj të shëndetshëm, shfaqnin dëshirën për të ngrënë ushqime jo të shëndetshme për trupin dhe më pak aftësi për ta frenuar këtë dëshirë.
XS
SM
MD
LG