Lidhje

Slloveni: Zhvillohen zgjedhjet presidenciale


Në Slloveni po mbahen zgjedhjet presidenciale. Tre kandidatë marrin pjesë në garën për postin, që shihet gjerësisht si ceremonial, por që megjithatë, ka një ndikim të rëndësishëm në politikën e vendit.

Anketat i kryeson presidenti aktual Danilo Turek. Ai pasohet nga ish-kryeministri Borut Pahor dhe i treti në radhë është kandidati i koalicionit të qendrës së djathtë në pushtet, Milan Zver. Asnjëri nga kandidatët nuk pritet të sigurojë shumicë dërrmuese votash, të nevojshme për të shmangur një raund të dytë zgjedhjesh më 2 dhjetor.

Presidenti i ri, i cili në Slloveni ka një mandat 5-vjeçar, do të trashëgojë një ekonomi që po përjeton njërin nga recesionet më të rënda mes 17 vendeve që përdorin Euron.
XS
SM
MD
LG